Albin Kurti: Prizrenin po e bëjmë gati për UNESCO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, vizitoi sot tri shtëpi tradicionale të restauruara në Prizren, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Kurti falënderoi familjet Kirajtani, Vetimi dhe Munik për përkushtimin e tyre në ruajtjen e vlerave kulturore, pavarësisht mungesës së mbështetjes në të kaluarën. Ai njoftoi se gjatë mandatit të tij, buxheti për trashëgiminë kulturore është rritur katërfish, me mbi 4.5 milionë euro të investuara vetëm në Prizren.
“Sot, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i vizituam tri shtëpi tradicionale në Prizren, të cilat janë restauruar rishtazi. Familjet Kirajtani, Vetimi e Munik i falënderuam për përkushtimin ndaj mbrojtjes së vlerave edhe kur në të kaluarën ka munguar mbështetja shtetërore”.
“Gjatë mandatit tonë, buxheti për trashëgiminë kulturore është për gati katër herë më i lartë. Vetëm në Prizren kemi investuar mbi 4.5 milionë euro, që është më shumë se i gjithë buxheti i vitit 2021 për trashëgimi kulturore”.
“Me punën që po bëjmë sot, Qendrën Historike të Prizrenit po e bëjmë gati për ta nominuar në Listën Botërore të UNESCO-s”.
“Qeveria jonë ndali degradimin e monumenteve, duke i vënë ato në shërbim të komunitetit dhe ekonomisë lokale. Pothuaj nuk ka komunë ku nuk kemi restauruar këto më shumë se tre vjet e gjysmë të drejtimit tonë. E puna vazhdon, në dhjetëra monumente, gjithandej vendit. Duke i ruajtur dëshmitë e së kaluarës, ne fuqizojmë identitetin kulturor dhe potencialin ekonomik të vendbanimeve tona.”, ka shkruar Kurti./PP/

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit