15.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Shërbimit të Urgjencës në Prizren i shtohen dy autoambulanca të reja

Drejtoria e Shëndetësisë ka furnizuar sot Shërbimin Urgjent të Prizrenit me dy autoambulanca të reja, të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme mjekësore për të siguruar përgjigje të shpejtë dhe efikase në rastet emergjente.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e shërbimeve të urgjencës.

Ai u shpreh se këto autoambulanca ofrojnë mundësi më të mira teknike, duke rritur kështu efikasitetin në trajtimin e pacientëve në situata kritike.

Drejtori i Shëndetësisë, Simir Krasniqi, dhe udhëheqësi i Qendrës për Mjekësi Familjare “Nexhip Berisha”, Fadil Bajraktari, theksuan se investimi për këto autoambulanca, të pajisura me mjete moderne, ka si qëllim krijimin e kushteve më të mira për stafin e Urgjencës, në mënyrë që të ofrohet shërbim cilësor për pacientët.

Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës, Arbnor Ukaj, theksoi se me sigurimin e këtyre dy autoambulancave, shërbimi do të jetë në gjendje të reagojë më shpejt ndaj nevojave emergjente.

Ai tregoi se ky investim, i cili kap vlerën e 147 mijë eurove, do t’i mundësojë Shërbimit të Urgjencës të ketë në dispozicion gjithsej 11 autoambulanca për trajtimin e rasteve emergjente.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Eliot Engel

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka dërguar telegram ngushëllimi për popullin amerikan dhe shqiptar pas ndarjes nga jeta të ish-kongresmenit amerikan...

Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Berisha, ndajmë dhimbjen me ju

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha, pas tragjedisë së rëndë në Malishevë,...

Lajmet e Fundit