-1.1 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Aksioni vjeshtor në Prizren: Grumbullim falas i mbeturinave të vëllimshme nga 1 deri më 7 nëntor

Komuna e Prizrenit ka njoftuar nisjen e aksionit vjeshtor për grumbullimin falas të mbeturinave të vëllimshme, i cili do të zhvillohet nga data 1 deri më 7 nëntor 2024. Sipas njoftimit nga Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të Mbeturinave, ky aksion synon të ndihmojë qytetarët në largimin e mbetjeve të mëdha dhe të kontribuojë në pastërtinë e qytetit.

“Qytetarët e Komunës së Prizrenit duhet t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre ose, në rastin e banimeve kolektive, në pikën më të afërt të mbeturinave, vetëm në ditën e përcaktuar për këtë shërbim,” thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Ky shërbim falas, që realizohet dy herë në vit, ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për rregullat e hedhjes së mbeturinave të vëllimshme dhe të shmangë grumbullimet e paorganizuar që ndikojnë në estetikën dhe shpenzimet e qytetit. “Mbledhja e mbeturinave të vëllimshme është një shërbim që kërkon trajtim të veçantë dhe nuk mbulohet nga kontratat e përditshme të pastrimit,” thuhet në njoftim, duke iu referuar Rregullores Komunale dhe ligjit në fuqi për menaxhimin e mbeturinave.

Qytetarët që zgjedhin të mos respektojnë afatet e përcaktuara për hedhjen e mbeturinave të vëllimshme do të kenë mundësi të përfitojnë nga ky shërbim vetëm me pagesë jashtë periudhave të caktuara.

Komuna apelon për bashkëpunim dhe mirëkuptim, duke theksuar se ky aksion është një mundësi për qytetarët që të kontribuojnë në një mjedis më të pastër dhe të kujdesshëm./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat...

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin. Edhe...

Lajmet e Fundit