1.4 C
Prizren
E hënë, 7 Prill, 2025

Ndeshja Zvicër-Kosovë shtyhet për shkak të motit të keq

(I plotësuar) Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshja e planifikuar ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, e cila duhej të zhvillohej sonte në orën 19:30, është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Zvicër.

Sipas burimeve zyrtare, kushtet e motit kanë shkaktuar vështirësi për ekipin zviceran që të arrijë në kohë për këtë sfidë. Federata e Basketbollit e Kosovës premton të informojë publikun në lidhje me datën dhe kohën e re të zhvillimit të ndeshjes, përcjell PrizrenPress.


Sonte Zvicër-Kosovë, Dardanët kërkojnë fitore

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sonte në Bern, do të përballet me Zvicrën.

Zviceranët dhe Dardanët do të ballafaqohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027, derisa tri ditë më vonë, Kosova do të luajë në Dublin kundër Irlandës.

Kombëtarja jonë ka disa ditë që është duke u përgatitur për këto dy sfida tejet të rëndësishme.

Atmosfera në taborin e skuadrës sonë është mjaft e mirë dhe se të gjithë lojtarët janë gati për duelin me zviceranët dhe irlandezët.

Kosova ka një fitore dhe një humbje, derisa Zvicra ka dy fitore në dy ndeshje.

Azerbajxhani ka po ashtu një fitore e një humbje, kurse Irlanda është e fundit me dy humbje.

Ndeshja Zvicër-Kosovë fillon në orën 19:30.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Më Shumë

Ndryshohet orari për tarifën e ulët të rrymës

Kompania KESCO ka njoftuar se, pas ndërrimit të orës, do të hyjë në fuqi një orar i ri për tarifën e ulët të rrymës. Ky...

Derbi vendimtar në Prizren: Bashkimi kërkon kreun, Peja pozitë më të mirë para Playoff-it

Sonte zhvillohet përballja kryesore dhe derbi i xhiros së fundit nga stinori i rregullt i Superligës së Kosovës. Bashkimi e pret në palestrën ”Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit