12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, gjobitet pronari

Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet të tipit Lamborghini në fshatin Zhur të Prizrenit, pasi ky ishte duke u drejtuar nga një i mitur 11-vjeçar. Rasti ka ndodhur më 21 nëntor 2024, rreth orës 16:05, gjatë patrullimit të rregullt të policisë, përcjell PrizrenPress.

Sipas raportit të policisë, automjeti ishte pa targa dhe drejtuesi i tij ishte një fëmijë i mitur, i cili kishte si pasagjer prindin e tij, babain.

“Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit, poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Prindi i të miturit është gjobitur me një vendim për kundërvajtje, ndërsa automjeti është konfiskuar dhe dërguar në Stacionin Policor të Prizrenit.

Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj për të garantuar sigurinë dhe për të mbajtur rendin dhe qetësinë në komunikacion./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Lajmet e Fundit