Fusnota ishte një mashtrim

FusnotaAnalistët vlerësojnë se pranimi i fusnotës për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale rezulton të ketë qenë një nga mashtrimet e shumta në procesin e bisedimeve në Bruksel.

Deri më tani vendit tonë i është pamundësuar që të flasë për aktivitetet që organizohen nga shtetet fqinje dhe ato rajonale.

Qeveria e Kosovës me pranimin e fusnotës pretendonte të anëtarësoje vendin në 36 organizata dhe mekanizma rajonalë me formulën e re të përfaqësimit, por, siç duket, pranimi i saj nuk rezultoi i suksesshëm për politikën e jashtme të vendit, ngase nga 36 organizata dhe mekanizma rajonalë vendi ynë deri më tani ka arritur të anëtarësohet vetëm në 14 të tillë.

Prandaj, pranimi i fusnotës për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale rezulton të ketë qenë një nga mashtrimet e shumta në procesin e bisedimeve në Bruksel. /Kosova Sot/

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një gruaje në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 2 korrik rreth orës 11:30...

Malisheva përmbyll fazën përgatitore në Bullgari, rikthehet në Kosovë

Malisheva ka përfunduar kampin stërvitor në Bansko të Bullgarisë, pas disa ditësh përgatitjesh intensive në prag të sezonit të ri. Klubi bëri të ditur se...

Lajmet e Fundit