KH Rahoveci mposht ekipin rumun Minaur Baia Mare, por nuk mjafton për t’u kualifikuar tutje

KH Rahoveci ka shënuar fitore në Rumani ndaj skuadrës me shumë përvojë CS Minaur Baia Mare, por nuk ka arritur dot ta sigurojë kualifikimin tutje në Kupën Evropiane.

‘Vreshtarët’ shënuan fitore me rezultat 40:35 ndaj Minaur Baia Mares, por kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme për të avancuar në raundin e katërt të Kupës Evropiane.

Kjo ishte ndeshja e dytë që KH Rahoveci e zhvilloi ndaj këtij ekipi, pasi paraprakisht kishin pësuar humbje në palestrën ‘Mizair Isma’ në Rahovec me rezultat 38:31.

Lojtari më i dalluar për Rahovecin në këtë takim ishte Victor Alonso Garcia i cili nga 15 tentime shënoi 10 gola, ku gjashtë prej tyre erdhën nga penalltia.

Me paraqitje të mira u dalluan edhe Arbios Mushkolaj me shtatë gola, Jon Muqolli me gjashtë gola, Egozn Gjuka me pesë, kurse me nga katër gola kontribuan edhe Mali Luzha dhe Jeton Bislimi. Alban Haziri shënoi tre gola teksa Adonit Isufi e gjeti rrjetën në një rast.

Skaudrës tonë i duhej fitorja me shtatë ose më shumë gola dallim për të kaluar në raundin tjetër, por ata arritën që të fitojnë vetëm me pesë gola dallim, duke mos arritur të kualifikohen tutje.

Sidoqoftë, kjo ishte një paraqitje tejet pozitive nga Rahoveci që për ta ishte vetëm hera e dytë që marrin pjesë në gara kontinentale dhe ishin i vetmi ekip nga Kosova që kishin mbetur pjesë e garave ndërkombëtare këtë edicion.

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Lajmet e Fundit