“Kapitullon” Ballkani, Drita fiton derbin në Suharekë dhe shkëputet ndjeshëm

Skuadra gjilanase Drita ka arritur të që t’ia marrë pikët e plota skuadrës së Ballkanit në terren të vet.

Djelmoshat e drejtuar nga Zekirja Ramadani, i mposhtën ata të Artim Pollozhanit me rezultat 2:3.

Ishte Almir Ajzeraj, ai që e kaloi Dritën në epërsi në minutin e 22-të, me çka edhe u mbyll pjesa e parë e takimit.

Kampioni në fuqi nuk u dorëzua edhe erdhi deri tek goli i barazimit, me sulmuesin Sunday Adentunji, në minutin e 64-të.

Por, mysafirët u treguan tejet të fortë duke i shënuar edhe dy gola të tjera, përmes Blerim Krasniqit dhe Arb Manajt.

Kurse, në fund Ballkani shënoi edhe golin e dytë me Bleart Tolajn.

Pas kësaj fitore, Drita shkëputet edhe më tej në renditjen tabelare nga Ballkani.

Skuadra nga Gjilani i ka 34 pikë, tetë më shumë se Ballkani.

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit