4.3 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Në Lubizhdë të Hasit kabllot e rrymës kaherë në tokë, lopa ngordh pasi bie në kontakt

Banorët e fshatit Lubizhdë të Hasit tash e disa muaj po ankohen shkaku i rrezikut nga telat e rrymës të rënë në tokë përgjatë gjithë fshatit.

Ndërkohë, sot, si pasojë e kësaj një lopë ka pasur kontakt direkt me telat e rrymës me ç’rast edhe ka ngordhur.

Sipas banorëve, akoma KEDS nuk ka shkuar për të intervenuar, pavarësisht kërkesave të tyre.

Tëvë1 lidhur me këtë problem ka raportuar muaj më parë.

Problemi me rrymë në Lubizhdë është i njëjtë edhe në mes të fshatit.

Telat e rrymës atje janë të lidhur mes degësh, fare pranë trotuarit.

E pikërisht nëpër të kalojnë çdo ditë edhe nxënësit për të shkuar në shkollë.

Ndërsa për të mos u rrëzuar, Tëvë1 ka raportuar se shtyllat elektrike po mbahen me drunj.

Prandaj, banorët shprehin zhgënjimin e tyre me KEDS-in, pasi sipas tyre, kërkesat e bëra tash e tri vjet nuk po merren parasysh./teve1.info/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familjes së 3-vjeçares që vdiq nga shembja e murit në Qendrën Historike të Prizrenit

Ka marrë epilog procesi gjyqësor në procedurë civile pranë Gjykatës Themelore Prizren– dega në Suharekë, për rastin e 3-vjeçares Xh.G., e cila kishte vdekur...

Sot nis java e 21-të e Superligës në futboll, vëmendja në Malishevë

Sot do të nis java e 21-të e Supeligës së Koosovës në futboll. Ndeshja e vetme që luhet sot është ajo mes Malishevës dhe Dukagjinit,...

Lajmet e Fundit