Inaugurohet kabineti i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi” të Prizrenit

Të mërkurën është përuruar kabineti i ri i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi”. Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit mes Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren dhe organizatës “IOM”.

Me një solemnitete modeste, u bë përurimi i kabinetit të shkencave të natyrës për nxënësit e kësaj shkolle.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, e cila theksoi se ky projekt i përbashkët ka për qëllim pasurimin e mundësive për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke ofruar një hapësirë moderne dhe të pajisur me mjete dhe materialet e nevojshme për zhvillimin e mësimit të shkencave. Ajo shtoi se projekte të tilla do të realizohen edhe në shkollat e tjera të komunës së Prizrenit.

Drejtoresha e shkollës, Lumnije Rakaj, theksoi se kishte pasur nevojë për një kabinet të tillë, i cili do të kontribuonte në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe do të ofronte mundësi për eksperimente dhe aktivitete praktike për nxënësit, të cilët deri tani kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme në gara të ndryshme në fushat e fizikës, kimisë dhe shkencave të tjera.

Nxënësit Rona Foniqi dhe Muhamet Thaçi shprehën kënaqësinë e tyre për mundësinë e realizimit të punës praktike në kushte shumë më të volitshme për ta dhe për mësimdhënësit.

Ky projekt, me një vlerë rreth 10,000 euro, është bashkëfinancuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit të Prizrenit dhe organizata “IOM”, me një kontribut të barabartë prej 50% nga të dyja palët./TV Prizreni/

 

 

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Lajmet e Fundit