26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Limaj: Zgjedhjet me reformë

Fatmir-limaj2

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se reforma zgjedhore duhet të përfundojë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Limaj ka thënë se ky proces nuk ka fare të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

“Në çdo palë zgjedhje është më se normale të shikohet Ligji Zgjedhor sepse, proceset zgjedhore na ofrojnë mundësinë për t’i parë mangësitë dhe dobësitë ligjore që i nxjerrë vetë procesi zgjedhor”.

“Dhe nëse shohim gjëra të tilla gjatë procesit zgjedhor, është normale dhe e logjikshme që defektet që kanë ndodhur në procesin e kaluar zgjedhor të eliminohen nëpërmjet rekomandimeve të tjera ligjore, të cilat do ta mundësonin mospërsëritjen e gabimeve”.

Limaj është shprehur kritik ndaj zvarritjes së procesit për reformë zgjedhore, duke thënë se vetëm anëtarët e këtij komisioni mund të jenë në dijeni për shkaqet e vonesës së kësaj reforme.

“Fatkeqësisht, edhe pse Kuvendi i Kosovës i ka dhënë mandat një Komisioni për t’i rekomanduar parlamentit propozim-ndryshimet për ligjin zgjedhor, ne jemi dëshmitarë që ky komision ka mbetur pengë dhe deri më sot nuk i ka ofruar asgjë parlamentit, ani pse është formuar pothuajse prej fillimit të këtij mandati të parlamentit”.

“Pra, më së miri anëtarët e këtij anëtarët e këtij komisioni e dinë pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe është zhargitur aq shumë kjo reformë zgjedhore”.

Sipas tij, reforma zgjedhore nuk ka asgjë të bëjë me Kushtetutën dhe si e tillë nuk duhet të implikojë në Kushtetutën e Kosovës.

Ndërsa sa i përket kohës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ai thotë se duhet të mbahen në verë ose në vjeshtë. Ndryshe, kjo kohë duhet të caktohet me një konsensus të të gjitha partive politike në vend.

“Mendoj se Kushtetuta e Kosovës nuk preket me Ligjin Zgjedhor, sepse çështja e zgjedhjeve rregullohet me Ligj Zgjedhor. E vetmja gjë që mund të ketë implikime në Kushtetutë është çështja e zgjedhjes së Presidentit të vendit”

“Nëse dëshirojmë që Presidenti të zgjidhet ashtu siç ka qenë zotimi i grupeve politike, drejtpërdrejt nga populli e jo nëpërmjet parlamentit, atëherë duhet të largohet neni që presidenti i Kosovës të zgjidhet nga parlamenti dhe të ceket se presidenti zgjidhet nga populli nëpërmjet votës së drejtpërdrejtë”, ka thënë Limaj.

Më Shumë

Malisheva bashkë me qytetarët planifikon buxhetin për vitin 2026

Komuna e Malishevës ka nisur procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026 duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët nëpërmjet dëgjimeve publike të zhvilluara në disa...

Zafir Berisha prezanton iniciativën politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” – gati për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, prezantoi zyrtarisht iniciativën qytetare politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” (BDP), e cila do të garojë në zgjedhjet lokale...

Lajmet e Fundit