3.5 C
Prizren
E hënë, 20 Janar, 2025

KPF në Rahovec miraton mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët në këtë vit

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Rahovecit sot ka mbajtur mbledhjen e tij të parë për vitin 2025, e udhëhequr nga kryesuesi Arbër Zenuni.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e komitetit, drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFOR-it, zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës. Sipas njoftimit të komunës, mbledhja u zhvillua në një atmosferë efikase dhe konstruktive, ku u shqyrtuan dhe u miratuan disa pika të rëndësishme.

Një ndër vendimet kryesore të mbledhjes ishte shqyrtimi i propozim-vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Rahovecit për vitin 2025, i cili u miratua unanimisht dhe me shumicë votash, përcjell PrizrenPress.

Po ashtu, u shqyrtuan dhe u miratuan edhe këto pika të tjera:

  1. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin 2024;
  2. Shqyrtimi i raportit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2023;
  3. Shqyrtimi i raportit të punës të Kuvendit Komunal për vitin 2024;
  4. Shqyrtimi i informatës rreth punës së KKSB-së për vitin 2024;
  5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, P-05864-0 dhe 05865-0, ZK – Rahovec;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës P-05865-0 dhe 05865-0, ZK – Rahovec;
  7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, P-00597-6, ZK – Xërxë;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës P-00597-6, ZK – Xërxë;
  9. Shqyrtimi i Raportit të punës të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2024;
  10. Shqyrtimi i raportit vjetor rreth punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024.

Në përfundim të mbledhjes, u theksua se procesverbali i mbledhjes do të përgatitet nga Sekretaria e Kuvendit dhe do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Policia shqiptoi 1801 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1801 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Miqësore në Durrës, Liria e Prizrenit mposhtet 1-5 nga Ferizaj

Liria e Prizrenit ka pësuar humbje me rezultat 1-5 ndaj Ferizajit në një ndeshje miqësore të zhvilluar sot në stadiumin “Tropikal” në Durrës. Golin e...

Lajmet e Fundit