Koncerti i muzikës klasike në Suharekë tuboi yjet e artit dhe kulturës shqiptare

Mbrëmë, në Pallatin e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, u mbajt një koncert madhështor i muzikës klasike, ku përformuan emra të njohur të artit shqiptar. Treshja Besiana Mehmetaj, Alba Muqolli dhe Adelina Paloja mahnitën publikun me interpretimet e tyre të veçanta.

Atmosferën e veçantë të mbrëmjes e plotësuan maestro Zhani Ciko dhe profesoresha Rudina Ciko nga Tirana, duke sjellë një performancë artistike të nivelit të lartë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi artistët për kontributin e tyre të çmuar në promovimin e kulturës. Së bashku me nënkryetaren Mihrije Suka, ai ndau mirënjohje për gratë aktiviste që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin kulturor të qytetit dhe në frymëzimin e brezave të rinj.

Ky koncert u organizua në kuadër të aktiviteteve për “Flakën e Janarit”, duke shënuar një mbrëmje të paharrueshme për artdashësit./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Lajmet e Fundit