10.7 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

“Fidani” shpall konkurs letrar

Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” në Prizren, në kuadër të organizimit të manifestimit tradicional “Ora e Pavarësisë”, shpall konkurs letrar për tregim të shkurtër dhe poezi.

Drejtori i “Fidanit” , Berat Bahtii tha se ky konkurs është i hapur për të gjithë krijuesit.

Kushtet e konkursit:

  • Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë krijuesit, përfshirë letrarët nga diaspora dhe komunitetet në gjuhët përkatëse.
  • Çdo autor mund të konkurojë vetëm me një punim (tregim të shkurtër ose poezi).
  • Tregimet dhe poezitë duhet të jenë të pa publikuara.
  • Poezitë nuk duhet të kalojnë 30 vargje, ndërsa tregimi nuk duhet të jetë më i gjatë se dy faqe A4 (me shkronjat Times New Roman, madhësia 12).
  • Poezitë mund të dërgohen përmes postës elektronike: [email protected], ose edhe në tri kopje fizike në zyrën e shtëpisë botuese “Fidani”, rruga “12 Qershori” – p.n., afër shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.
  • Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 10 shkurt 2025, ora 18:00.
  • Juria do të ndajë çmimet:
    • Çmimi tradicional “Xhemil Doda” për tregimin e shkurtër.
    • Çmimi për tri poezi më të arrira.
  • Tema është e lirë.
  • Poezitë do të dërgohen me emër dhe mbiemër, pasi do të përfshihen në librin e përbashkët që do të botohet dhe do të përurohet më 17 shkurt 2025 gjatë manifestimit, kur edhe do të shpallen rezultatet.
  • Punimet do të vlerësohen nga juria dhe do të identifikohen me shifra.
  • Ky aktivitet mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Prizrenit.

Për informacion shtesë mund të kontaktoni në adresën e lartpërmendur ose në numrin e telefonit: 045-277-633.

Marketing

 

 

Më Shumë

Policia ndalon një të ri në Prizren, i gjendet substancë narkotike gjatë kontrollit

Një kontroll rutinë i policisë në komunikacion ka rezultuar me procedim penal ndaj një të riu në Prizren, i cili dyshohet për drejtim të...

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

Lajmet e Fundit