1.9 milion euro për ndërtimin e Qendrës Kulturore në Mamushë

Komuna e Mamushës, me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Ministrisë së Kulturës, ka nisur ndërtimin e Qendrës Kulturore në Mamushë. Ndërtimi i saj do të përfundojë në vitin 2026 dhe do të kushtojë 1.9 milion euro.

 

Mamusha ka qenë e vetmja komunë në Kosovë që nuk ka pasur një vend të caktuar për aktivitete kulturore. Por këtë vit, me iniciativën e zyrtarëve komunalë, mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, ka nisur ndërtimi i Qendrës Kulturore, një projekt i dëshiruar prej kohësh për rininë e Mamushës.

“Kjo ka qenë një mangësi shumë e madhe për komunën e Mamushës. Komuna e Mamushës është një zonë bujqësore, por si komunë, në çdo aspekt i kemi përfunduar projektet si për ujë të pijes, si dhe serat në Mamushë, si infrastruktura për bujqësinë, por mungesa më e madhe ka qenë aktivitetet kulturore dhe aktivitetet rinore”, tha Abdyladi Krasniqi, kryetar i Mamushës.

Sipas inxhinierit të ndërtimit, vlera e projektit të kësaj Qendre Kulturore do të jetë 1.9 milion euro.

“Është me sipërfaqe 1200 metra katrorë për katin e bazës dhe 800 metra katrorë për katin e dytë. Në katin e dytë do të jetë biblioteka, ndërsa në përdhes do të ketë sallë me ulëse për shfaqje ose aktivitete të tjera kulturore. Realizimi i projektit është paraparë të përfundojë gjatë vitit 2026, dhe vlera e projektit është 1.9 milion euro”, tha Ukë Baftjaraj, inxhinier.

Deri më tani, aktivitetet kulturore në Mamushë janë mbajtur në salla të vogla të shkollave. Projekti ideor i Qendrës Kulturore të Mamushës është donacion nga Turqia.rtk

 

Më Shumë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Lajmet e Fundit