OJQ “Jetimat e Ballkanit” shpallet e përgjegjshme për ndërtimin e qendrës komunitare në Prizren

Oferta e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për shfrytëzimin e hapësirës përkatësisht pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare është shpallur si e përgjegjshme nga komisioni përkatës ka njoftuar drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rasim Demiri.

“Komisioni pas vlerësimit të dokumentacionit përkatës të organizatave që kanë aplikuar, shpall si të përgjegjshme OJQ-në ‘Jetimat e Ballkanit’”, thuhet në njoftimin e tij.

Aty theksohet se afati për ankesa është 7 ditë nga dita e publikimit të këtij njoftimi.

DPMS në muajin janar ka shpallur thirrjen publike për organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale që të aplikojnë për shfrytëzimin e hapësirës përkatësisht pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare.

“Qëllimi i qendrës sociale-komunitare është të ofrojë përkujdesje për personat në nevojë, rastet sociale, grupet e margjinalizuara dhe të moshuarit. Shërbime përmes një kuzhine popullore, duke krijuar një hapësirë ku ata të ndihen të mbështetur, të përfshirë dhe të respektuar. Qendra duhet të ofrojë gjithashtu aktivitete sociale, kulturore dhe shërbime bazë për mirëqenien e tyre”, thuhej mes tjerash në thirrjen publike, raporton Telegrafi.

Dhënia e pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare bazohet në vendimin e Kuvendit të Komunës të miratuar në korrik të vitit 2024.

Kjo vendimmarrje ishte kundërshtuar nga anëtarë të Kuvendit nga radhët e LVV-së me arsyetimin se prona e sipërpërmendur ka shërbyer si hapësirë publike përkatësisht park për fëmijë. Megjithatë vendimi i KK-së së Prizrenit pati kaluar filtrin e ligjshmërisë nga MAPL-ja.

.

.

 

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Lajmet e Fundit