Policia rajonale e Prizrenit nuk ka iniciuar asnjë rast lidhur me procesin zgjedhor deri në ora 14:30

Policia e Kosovës deri në orën 14:30 nuk ka regjistruar asnjë incident që ka të bëj me procesin zgjedhor në komunat e rajonit të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi ka theksuar se që nga hapja e qendrave të votimit procesi zgjedhor është zhvilluar kryesisht në mënyrë të qetë.

“Që prej hapjes së qendrave të votimit në ora 7:00 e deri në këto momente nuk është iniciuar asnjë rast që ndërlidhet me procesin zgjedhor. Urojmë që edhe pjesa e mbetur e procesit të zhvillohet në mënyrë të qetë”, ka thënë Gashi.

Edhe sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), procesi i votimit, që nga hapja e vendvotimeve është zhvilluar në mënyrë të qetë.

DnV u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe përmes pjesëmarrjes së tyre të sigurohen që zëri i tyre do të dëgjohet në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit