Ambasadori i Turqisë viziton KDTP-në në Prizren, diskutohen zhvillimet aktuale

Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angil? ka vizituar selinë e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në Prizren.

Sipas njoftimit të KDTP-së, ambasadori Ang?l? gjatë kësaj vizite është informuar mbi rezultatet e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës si dhe për zhvillimet aktuale.

“Gjatë takimit, janë diskutuar hapat që do të ndërmerren në përputhje me të drejtat dhe interesat e komunitetit turk në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit shoqëror”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, KDTP ka bërë të ditur se së shpejti do të vazhdohet puna bashkë me pjesëmarrjen e kryetarit të përgjithshëm dhe ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Gjykata Themelore e Prizrenit, ditë më parë, ka njoftuar se ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të KDTP-së dhe ministrit të MZHR-së, Fikrim Damka dhe nipit të tij, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprat penale sulm dhe kanosje.

“Falënderojmë ambasadorin për vizitën e tij të përzemërt”, përfundon njoftimi i KDTP-së.

Më Shumë

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit