21 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

Dragashi shënon 17-vjetorin e Pavarësisë me homazhe dhe aktivitete festive

Në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Dragashit organizoi një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive, nën patronatin e kryetarit të Komunës, Bexhet Xheladini.

Ceremonitë nisën me një Seancë Solemne në sallën e Kuvendit Komunal, e udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj. Në këtë seancë morën pjesë përfaqësues të ekzekutivit dhe legjislativit lokal, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, institucioneve të sigurisë, fetare, arsimore, partive politike, mediave dhe qytetarë.

Në fjalën e saj, Arijeta Skeraj theksoi rëndësinë e kësaj date historike dhe uroi qytetarët, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Kryetari Bexhet Xheladini, në emër të qytetarëve të Dragashit, vlerësoi sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për shtetësinë e Kosovës.

Me fjalë përshëndetëse iu drejtuan të pranishmëve edhe nënkryetari për Komunitete, Fejsal Halilovic, përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Salih Shala, dhe përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve, Ymridin Gërdellaj.

Pas seancës, përfaqësuesit institucionalë dhe qytetarët bënë homazhe te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe, si dhe te pllaka përkujtimore e dëshmorit turk, Husein Kutlu.

Aktivitetet përfunduan me një program artistik të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Dragash, ku artistë vendas performuan këngë dhe poezi të dedikuara Pavarësisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

VLEN: Tetova dhe Prizreni lidhen me energji, sjellim interkoneksionin historik

VLEN në një kumtesë për media thotë se nën udhëheqjen e tyre për herë të parë, ndërtohet interkoneksioni energjetik Tetovë–Prizren, projekt strategjik që sipas...

Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit. Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive e Crystol Energy ka...

Lajmet e Fundit