4.3 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Çereku i tretë vendimtar, prishtinaset fitojnë në Prizren

Prishtina fitoi në “Sezai Surroi” të Prizrenit ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 67:88 (25:22, 16:18, 6:29, 20:19) në javën e 15-të të Superliga Femrat.

Çereku i parë nisi për një nuancë më për Junior 06, që mbylli pjesën e parë 25:22, edhe në pjesën e dytë u zhvillua një lojë thuajse e barabartë, por prishtinaset e fituan 16:18, derisa shkuan në pushim me shifrat 41:40.

Perioda e tretë ishte vendimtarja për këtë fitore te prishtinaset, të cilat e fituan 6:29, për te vazhduar në një dhjetminutësh të fundit në të mirë të Junior 06 me shifra 20:19, por që nuk ishte mjaftueshëm për të mposhtur Prishtinën, që fitoi 67:88.

Më e mira te Junior 06 ishte Abigail Ogle me 16 pikë, 3 kërcime, 9 asistime ndërsa te Prishtina, Tiffany Broën më e mira ishte me 22 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime.

Junior 06 ka pesë fitore dhe dhjetë humbje, ndërsa Prishtina ka nëntë fitore dhe gjashtë humbje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi gati për spektakël: Të enjten përballë Pejës në Prizren

Atmosferë e zjarrtë pritet të mbretërojë të enjten në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku Bashkimi do të përballet me Pejën në duelin e...

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në gjithë Kosovën, Kryeziu: Target i kemi më shumë se 40 persona

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, janë duke realizuar një...

Lajmet e Fundit