19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Përkujtohen Ali Kryeziu e Hysni Mazreku

IMG_1177Me një akademi përkujtimore dhe duke bërë homazhe në vendin e rënies, sot është shënuar 24 vjetori i ngjarjes tragjike, ku kanë humbur jetën Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, si dhe janë lënduar rëndë e lehtë, 11 qytetar të Malishevës, si dhe janë malltretuar rëndë katër qytetar të tjerë. Për opinion e gjerë, kjo ngjarje e 30 janarit 1990, njihet si “masakra e Malishevës”, ngjarje e cila shënon kundërshtimin edhe institucional të Komunës së Malishevës, ndaj regjimit serbo-sllav të asaj kohe.

“Përveç vrasjes së dy të rinjve të pafajshëm, kjo ngjarje, shënon edhe rastin e parë të ngritjes së zërit nga ana e institucioneve komunale të Malishevës, kundër padrejtësive që i bëheshin popullit shqiptar në Kosovë, duke bërë jehonë të madhe ky reagim institucional”, tha mes tjerash, në fjalën e rastit, kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj.

Ndërsa ish kryetari i Komunës së Malishevës në vitin 1990, z.Daut Krasniqi, duke evokuar kujtimet e asaj ngjarje, në mënyrë kronologjike, kujtoi angazhimin e institucionit të komunës, në raport me ngjarjen dhe situatën e krijuar, duke bërë që edhe “Kuvendi i Kosovës, të ndryshoj qasjen e shqyrtimit dhe vendosjes, për ti paraprirë ngjarjeve të mëdha të asaj kohe”.
Ndërsa në emër të Kuvendit të Komunës së Malishevës, një fjalë rasti e mbajti edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, i cili e cilësoi si një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme.

“Protestat e atyre viteve, ishin lajmëtar i lirisë, e cila do të vjen me gjak. Jemi krenar dhe me krenari ne i kujtojmë dëshmorët e kombit, të rënë për lirinë e Kosovës”.

Në emër të familjeve të dy rënëve, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi, mulla Xhevat Kreyziu./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Lajmet e Fundit