7.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Rruga “Adem Jashari” në Prizren me rreth rrotullim të ri, punimet fillojnë të hënën

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se të hënën fillojnë punimet për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri në rrugën “Adem Jashari”. Sipas zyrtarëve komunalë me këtë projekt synohet lehtësimi i qarkullimit të automjeteve në këtë pjesë të qytetit, pas rrënimit të ndërtesës së ish-ndërmarrjes “Liria”.

“Njoftohen qytetarët se me datë 10.03.2025 (e hënë), do të fillojnë punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i rreth rrotullimit në rrugën “Adem Jashari” (tek ish objekti tashmë i rrënuar i “Lirisë”)” në Bazhdarhane, në Prizren”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye organet komunale i kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i largojnë automjetet e parkuara në këtë hapësirë.

“Për shkak se punimet do të zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, kërkojmë që të hënën nga ora 08:00 t’i largoni automjetet e parkuara tek ish objekti i “Lirisë”. Shpresojmë në bashkëpunim dhe mirëkuptim nga banorët dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Rrënimi i ndërtesës së ish-ndërmarrjes “Liria” në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit është realizuar pesë muaj më parë.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj pat deklaruar se pas rrënimit të kësaj ndërtese, rruga “Adem Jashari” do të zgjerohet edhe me një korsi dhe do të funksionalizohet për qarkullim më të mirë.

Më Shumë

Valdet Hoxha: Liderët politikë mund të jenë pajtuar në heshtje për zgjedhje

Avokati Valdet Hoxha ka reaguar ndaj situatës së krijuar rreth procesit të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kandidaturat e shpallura deri më tani...

Totaj prezanton raportin për vitin 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar raportin e punës për periudhën janar–dhjetor 2025, duke theksuar investimet dhe projektet e realizuara gjatë...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit