10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Rënia e tupanit për Ramazan, në qytetin e Prizrenit ruhet tradita

Nëse në shumë zona që njohim, ka humbur tradita e rënies së tupanit për të lajmëruar syfyrin dhe iftarin në muajin e begatë të Ramazanit, në qytetin e Prizrenit kjo traditë vazhdon të ruhet.

Për të lajmëruar dy vaktet e Ramazanit ka forma të shumta, nga thirrja e ezanit, kalendari, përmes medies dhe kjo formë, tupani.

“Kur ndihet tupani është tjetër lezet,” thotë daullexhiu Gëzim Qavollari.

Ai është 70 vjeç. Tupanin e ka trashëgim nga babai i tij, ndërsa vetë Gëzimi e ka nisur këtë punë që në moshën 12-vjeçare për të mos e ndërprerë asnjëherë.

Teksa zgjohet në syfyr për t’i rënë tupanit për t’u dëgjuar në të gjithë Prizrenin, nis edhe agjërimin. Prej së paku 40 vitesh ka agjëruar rregullisht.

Patjetër që përveçse pasion, Gëzimi siguron edhe të ardhura përmes rënies së tupanit, si në muajin e Ramazanit dhe jo vetëm.

Ndërkaq ai duket se ka mbetur i vetëm në këtë traditë me kaq shumë përkushtim./rtsh.al/

Më Shumë

Hedh mbeturina në hapësirë publike, gjobitet me 200 euro dhe detyrohet t’i pastrojë në Suharekë

Një qytetar është gjobitur me 200 euro pasi ka ndotur hapësirën publike duke hedhur mbeturina, ndërsa është detyruar edhe që t’i largojë ato. Lajmin e...

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Lajmet e Fundit