Malisheva deklason Gjilanin, Altin Aliu realizon “hat-trick”

Golin e parë e realizuan krejt në fund të pjesës së parë, me anë të qendërmbrojtësit, Arbër Prekazi.

E pak pasi nisi fraksioni i dytë, Malisheva shënoi sërish, kësaj radhe Altin Aliu tundi rrjetën e ish ekipit të tij, njofton Klankosova.tv.

Gjilani arriti ta rihap takimin, duke ngushtuar epërsinë e vendasëve me anë të Oltion Bilallit, në minutën e 65-të.

Se pikët do të mbesin në Malishevë, kishte vendosur 7-shi i kësaj skuadre.

Aliu arriti ta mposht edhe dy herë të tjera portierin kundërshtar, Kenan Haxhihamza, duke e vulosur triumfin 4-1.

Pas kësaj fitore, Malisheva me 40 pikë e zë Ballkanin në vendin e dytë, kurse lë prapa Gjilanin që ngeli me 34 sosh.

“Skifterat” tani rrezikojnë zonën evropiane dhe shpresat mund t’i kenë vetëm te rivali i qytetit, Drita, që ta fitojë Kupën e Kosovës, në mënyrë që edhe pozita e katërt të kualifikohet për UEFA Europa Conference League.

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit