7.9 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Fansat e Eurovizionit votojnë Shqipërinë, kënga “Zjerm” ndër më të pëlqyerat

Shkodra Elektronike, fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, po përgatitet intensivisht për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025, i cili do të mbahet në Bazel të Zvicrës.

Kënga “Zjerm” po merr reagime mjaft pozitive nga fansat e Eurovizionit, të cilët e vlerësojnë si një nga këngët më unike dhe moderne që Shqipëria ka sjellë në këtë kompeticion, ku është edhe një ndër krijimet më të votuara.

Fansat e Eurovizionit votojnë Shqipërinë, kënga "Zjerm" ndër më të pëlqyerat

Shkodra Elektronike me këngën e tyre “Zjerm” do të interpretojnë të tetët në radhë në gjysmëfinalen e parë të Eurovizionit të këtij viti.

Me një stil eksperimental dhe një frymë elektronike, Shkodra Elektronike synon të lërë gjurmë në edicionin e pritshëm të këngës europiane./rtsh

Më Shumë

Bashkimi kërkon titullin në Pejë, vetëm një fitore larg kurorës

Bashkimi është vetëm një hap larg shpalljes kampion në Superligën e Kosovës për femra, teksa sot përballet me Pejën 03 në ndeshjen e pestë...

Junior 06 dominon finalen e parë U16, shkatërron Vëllaznimin në Prizren

Në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren është zhvilluar finalja e parë e Play Off-it për kategorinë U16 në konkurrencën e vajzave (Perëndim), ku...

Lajmet e Fundit