1.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Programi studimor fillor i Universitetit “Ukshin Hoti” riakreditohet për tri vjet

Universitetit “Ukshin Hoti”në Prizren ka njoftuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marrë vendim për riakreditimin e programit studimor Fillor, niveli Baçelor, pjesë e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Sipas vendimit të KSHC, programi është riakredituar për një periudhë trevjeçare, duke siguruar vazhdimin e ofrimit të studimeve për të gjithë studentët e interesuar. Një aspekt i rëndësishëm i këtij vendimi është se programi do të ofrohet jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e komuniteteve pakicë, përkatësisht në gjuhën turke dhe boshnjake”, thuhet në njoftim.

Univeristeti ka përkujtuar se Prizreni ka një histori të gjatë në përgatitjen e mësimdhënësve, përkatësisht një traditë që daton që nga vitet e ’60-ta.

“Me këtë vendim për riakreditim, vazhdon angazhimi i këtij institucioni për të ofruar arsim cilësor dhe për të formuar kuadro të reja në fushën e edukimit, duke kontribuar kështu në zhvillimin e sistemit arsimor në Kosovë”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

Bashkimi në krizë lëndimesh, kapiteni Bunjaku mungon një muaj

Bashkimi po përballet me një situatë të vështirë pas lëndimeve të njëpasnjëshme që kanë goditur katër lojtarë të ekipit, duke ndikuar dukshëm në paraqitjet...

Burri në Prizren sulmon gruan e tij, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Atij i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17...

Lajmet e Fundit