13 C
Prizren
E enjte, 22 Maj, 2025

Osmani nga Krusha e Madhe: Nuk do të pushojmë derisa krimet e bëra nga Serbia të marrin përgjigjen e duhur

 

Para të pranishmëve, ajo ka theksuar se masakra në Krushë të Madhe është një prej krimeve më të tmerrshme të regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Kur në një fshat vriten kaq shumë njerëz të pafajshëm e derdhet kaq shumë gjak, ai nuk është më vetëm një vend në hartë, por është një dëshmi e përjetshme dhe një betim i përjetshëm. Ky vend është Krusha e Madhe. Para 26-vitesh ky fshat u godit nga një prej krimeve më të tmerrshme të regjimit gjenocidal të Serbisë”.

“241 burra dhe djem, u masakruan mes tyre shtatë fëmijë e pesë gra, përfshirë edhe një grua shtatzënë, ata u vranë jo në betejë, por në shtëpitë e tyre, në përqafimin e familjarëve të tyre. Tragjedia nuk ndalet këtu, sot e kësaj dite 64 të rënë janë në mesin e të zhdukurve në Kosovë”, ka pohuar Osmani.

Osmani ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për masakrën e Krushës së Madhe.

“Nuk do të lejojmë sakrifica e tyre të harrohet, ne nuk duhet të heshtim, ne nuk duhet të ndalemi, sepse drejtësia për Krushën e Madhe është drejtësi për të gjithë ata që dhanë jetën, për heronjtë e UÇK-së, dhe martirët e lirisë”, ka thënë Osmani.

Ndër tjera, ajo ka theksuar: “Para kësaj, toke të shenjtë në të cilën prehen kaq shumë jetë të pafalshme, ne bëjmë një betim nuk do të ndalemi asnjëherë derisa drejtësia të triumfojë, nuk do të pushojmë derisa krimet e bëra nga Serbia të marrin përgjigjen e duhur”.

Për homazhe aty ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

 

Më Shumë

Grisi Kuranin në Prizren, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë dhe propozon trajtim psikiatrik

rokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të martën ka njoftuar se ka dorëzuar në organet gjyqësore aktakuzën ndaj të pandehurit I.P. për veprën penale...

Osmani për liderët e partive: Kishin qëndrime të ndryshme, por pati një disponim minimal

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka përgëzuar liderët politikë që ishin pjesë e takimit të thirrur nga e para e shtetit për siç...

Lajmet e Fundit