Spitali i Prizrenit thekson rëndësinë e mbështetjes për personat me autizëm

Spitali i përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Autizmit, ka vlerësuar se ky është një moment i veçantë për të rritur ndërgjegjësimin, për të mbështetur përfshirjen dhe për të festuar diversitetin neurologjik.

Kjo ditë, sipas Spitalit të Prizrenit, është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e pranimit, mirëkuptimit dhe krijimit të një bote ku çdo individ, pavarësisht sfidave apo mënyrës së tij unike të të menduarit, të ndjehet i vlerësuar dhe i përfshirë.

“Autizmi nuk është një pengesë – është një perspektivë e ndryshme mbi botën, një mënyrë unike e të ndjerit, të mësuarit dhe të ndërvepruarit. Secili individ me autizëm ka dhunti, talente dhe një mënyrë të veçantë për të shprehur emocionet dhe mendimet e tij. Ajo që na takon neve si shoqëri është të krijojmë hapësira që respektojnë dhe mbështesin këto dallime, duke ndërtuar një realitet më të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në porosinë e publikuar nga Spitali i Prizrenit.

Ky institucion shëndetësor ka apeluar që kjo ditë të shërbej për angazhimin për të “ndihmuar në ndërgjegjësimin mbi autizmin, duke sfiduar mitet dhe duke ndarë informacion të saktë; mbështetur arsimimin dhe mundësitë e barabarta për fëmijët dhe të rriturit me autizëm; krijuar një shoqëri më të hapur, ku të gjithë të ndihen të pranuar dhe të respektohen për atë që janë”.

“Simboli i kësaj dite, ngjyra blu, na kujton qetësinë, mirëkuptimin dhe përkushtimin tonë për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë. Le ta përdorim këtë ditë jo vetëm për të reflektuar, por për të vepruar! Të punojmë së bashku për një të ardhme ku çdo individ, pavarësisht nga mënyra e tij e të perceptuarit të botës, të ketë mundësinë të shkëlqejë dhe të jetojë me dinjitet”, ka bërë të ditur Spitali i Prizrenit.

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Lajmet e Fundit