Vodhi një minibus dhe dëmtoi një automjet, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Vjedhje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Policia e Kosovës në raportin njëzet e katër orësh njofton për arrestimin e një të dyshuari për vjedhje të një minibusi dhe dëmtimit të një veture të parkuar.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Suharekë / 05.04.2025 – 01:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur një minibus, e më pas ka dëmtuar një automjet të parkuar. Pasi është ndaluar nga policia, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë Zoraki e kalibrit 9 mm. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Lajmet e Fundit