22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Akti 2 i Finales: KEK-u në pragun e historisë, Grapeland në kërkim të reagimit

Pas një fillimi tronditës të serisë finale të Ligës së Parë, ku KEK-u triumfoi në Rahovec me rezultat 69:78, vëmendja tani zhvendoset në Obiliq. Të martën, më 8 prill, në ora 17:00, palestra “Adem Jashari” do të presë ndeshjen e dytë – një sfidë që mund të vulosë fatin e kampionit dhe të përcaktojë ekipin e ri të Superligës, raporton PrizrenPress.

Për KEK-un, kjo është një mundësi historike. Me një fitore tjetër, klubi nga Obiliqi siguron ngjitjen në elitën e basketbollit kosovar – një arritje që po pritet me emocion të madh nga qyteti dhe përkrahësit e klubit. KEK-u ka ftuar publikun vendas për të dhënë përkrahjen maksimale në ndeshjen që mund të shkruajë histori.

Në anën tjetër, Grapeland nuk e ka thënë ende fjalën e fundit. Pas humbjes së parë sezonale që erdhi pikërisht në startin e finales, ekipi ka paralajmëruar një përballje me maksimumin e angazhimit dhe vendosmërisë. Klubi falënderoi tifozët për mbështetjen dhe bëri thirrje për unitet në këtë moment kyç të sezonit.

Ndeshja e dytë pritet të jetë përplot tension, rivalitet sportiv dhe emocione. Një fitore për KEK-un do të mbyllte serinë, ndërsa një triumf i Grapelandit do ta çonte gjithçka në një përballje finale, vendimtare./PrizrenPress.com

Më Shumë

Bashkimi për finalen, Bora për historinë – gjithçka vendoset nesër në Prizren

Bashkimi dhe Bora përballen të mërkurën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, me serinë e barabartë 2:2. Takimi...

Ynem Berisha thyen rekorde, 12 trofe në 5 vite me KBF Bashkimin

Ynem Berisha është bërë një nga emrat më të suksesshëm në përgatitjen kondicionale të basketbollit kosovar, duke u konfirmuar si trajneri më i trofeshëm...

Lajmet e Fundit