22.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

U raportua i zhdukur në Prizren, këngëtari lajmërohet në polici dhe thotë se e braktisi gruan me vetëdije

Një rast i zhdukjes u raportua në Prizren, pasi një person nuk shkoi për disa ditë me radhë në shtëpinë e tij.

Pas një kërkimi intensiv, ai është paraqitur vetë në Polici, ku ka rrëfyer arsyet që e shtynë të largohej pa gjurmë, transmeton klankosova.tv

Siç shkruan Sinjali bëhet fjalë për këngëtarin Vllaznim Krasniqi, i cili më 6 prill, kishte shkuar në vendin e punës në një lokal nate në Topliqan të Suharekës, ku edhe këndon.

Bashkëshortja e tij, e cila e raportoi rastin më 09 prill kishte deklaruar në polici, se nuk kishte më asnjë kontakt me të dhe se ai ishte larguar pa lënë gjurmë.

Ajo kishte përshkruar edhe pamjen e jashtme të tij dhe veshjen që kishte pasur, si dhe tatuazhet që mban në trup.

Por, vetëm pak orë pas raportimit, Krasniqi është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Prizren, ku ka deklaruar se ishte larguar me vullnet të plotë dhe se nuk dëshiron më të jetojë me bashkëshorten, për shkak të problemeve që thotë se ka me të.

Ai gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren, duke shmangur kontaktet me bashkëshorten e tij.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit policorë dhe prokurori i shtetit, ndërsa rasti është mbyllur si “Person i gjetur”.

Më Shumë

Prizreni nis projektin madhor për efiçencë energjetike në 43 ndërtesa publike

Komuna e Prizrenit ka nisur zbatimin e projektit për rritjen e efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike, pas nënshkrimit të kontratës për realizimin e...

55 aksidente e mbi 2200 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 55 aksidente trafiku, ku prej tyre 22 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Në...

Lajmet e Fundit