Në Prizren u përkujtua dëshmori Alush Kryeziu – 33 vite nga rënia heroike

Në 33-vjetorin e rënies heroike të Alush Kryeziut, të shtunën në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, u organizuan homazhe për të nderuar figurën e tij. Familjarë, miq, bashkëveprimtarë dhe ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës morën pjesë në këtë ngjarje përkujtimore, duke bërë homazhe te lapidari i vendit ku Alushi dha jetën për lirinë e Kosovës.

Bashkëveprimtarja e dëshmorit, Shqipe Rexha, tha se emri i Alushit do të përkujtohet dhe nderohet për shekuj të tëra. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ish-komandanti i UÇK-së, Ruzhdi Saramati, i cili theksoi se fjalët janë të pakta për të përshkruar veprimtarinë e dëshmorit Alush Kryeziu.

Në emër të familjes, të gjithë ata që nderuan dëshmorin i ka falënderuar djali i tij, Petriti, i cili tha se sakrifica e të gjithë dëshmorëve na shërben si amanet për ta dashur atdheun më shumë dhe për të punuar me nder e drejtësi.

Alush Kryeziu, për veprimtarinë e tij atdhetare, u kishte rënë në sy të spiunëve dhe, në mesnatën e datës 19 prill 1992, në lagjen “Ortakoll”, atij i vihet prita, ku qëllohet pas shpine me plumba nga policë serbosllavë. Duke mos i mbijetuar plagëve vdekjeprurëse, ai dha jetën për liri, pasi kishte qëndruar gjatë i plagosur dhe pa ndihmë. Kumti pikëllues për vrasjen pas shpine të Alushit e mbuloi tërë Prizrenin, rrethinën dhe mbarë popullin shqiptar të Kosovës./tv prizreni

Më Shumë

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit