Spitali i Prizrenit planifikon zgjerimin e shërbimeve të kardiologjisë invazive

Në kuadër të projektit KSV/017, të zbatuar nga LuxDev, në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren është mbajtur një punëtori për vlerësim dhe planifikim të zhvillimit të kardiologjisë invazive.

Punëtoria u organizua të mërkurën, me pjesëmarrjen e menaxhmentit të spitalit, kardiologëve nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit dhe QKUK, ekipit të repartit të kirurgjisë, si dhe ekipit të projektit KSV/017, i udhëhequ nga Dr. Afërdita Osmani Ademi, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të spitalit, “gjatë punëtorisë është prezantuar puna dhe progresi në laboratorin e kateterizimit në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit që nga hapja e tij. Po ashtu, është theksuar rëndësia e grumbullimit dhe analizimit të të dhënave si parakusht për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve.”

Diskutimet janë fokusuar edhe në të ardhmen e kardiologjisë invazive në këtë institucion.

“U trajtua gjithashtu identifikimi i nevojave për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve të Kardiologjisë invazive (CathLab) në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit