10.8 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

OVL-UÇK me thirrje për ndalimin e koncertit në Dragash me këngëtarë nga Serbia: Do detyrohemi të dalim në rrugë dhe ta ndalojmë këtë aktivitet provokues

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve shprehin shqetësimin dhe indinjatën më të thellë për organizimin e një koncerti më 5 maj në Komunën e Dragashit, me pjesëmarrjen e këngëtarëve nga Serbia, që është paralajmëruar nga një grup i komunitetit goran në këtë komunë.

Me anë të një kumtese për media theksohet se kjo ngjarje bie ndesh me ndjenjat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me vetë dinjitetin e shtetit tonë.

“Data 5 maj është e shenjtë për popullin shqiptar,është Dita e Dëshmorëve të Kombit. Në këtë ditë, ne nderojmë me krenari dhe përulësi sakrificën sublime  të bijve dhe bijave më të mirë të kombit, të cilët ranë për lirinë që ne e gëzojmë sot”.

“Për këtë arsye, ne e konsiderojmë organizimin e këtij koncerti me pjesëmarrje të artistëve serbë si një provokim të qëllimshëm, të papranueshëm dhe thellësisht fyes për familjet e dëshmorëve, për invalidët, për veteranët dhe për gjithë ata që kanë sakrifikuar për çlirimin e vendit. Çdo përpjekje për të relativizuar dhimbjen dhe sakrificën tonë në ditë të tilla përbën cenim të rëndë të ndërgjegjes kombëtare. Kjo nismë është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj vlerave tona kombëtare dhe historisë sonë të lavdishme të rezistencës”, thuhet tutje në reagimin e OVL-UÇK-së.

Po ashtu nga kjo organizatë i bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të ndalojnë organizimin e kësaj ngjarjeje në formën e paralajmëruar dhe theksohet se nëse organet kompetente nuk ndërmarrin masa,  “OVL e UÇK-së, SHIL dhe SHFD do të detyrohen të dalin në rrugë dhe ta ndalojnë vetë këtë aktivitet provokues”.

Më Shumë

Përcaktohet orari i Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll

Është përcaktuar orari i ndeshjeve të “Final4” të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i Kupës, e që pritet të jetë spektakël...

P.C Prizreni mbetet në Ligën e Parë

Proton Cable Prizreni nuk ka arritur të sigurojë ngjitjen në ProCredit Superligë, pasi është mposhtur në serinë finale nga Drita. Skuadra prizrenase u ndal në hapin...

Lajmet e Fundit