31.2 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

Sedat Dida, mësuesi i parë i gazetarisë në Kosovë

Mësues, atdhetar, i burgosur dhe publicist

Vetëm duke qëndruar i papërkulur para vështirësive, mund të triumfojë e mira mbi të keqen! (Sedat Dida, pedagog)

Njëri nga emrat më të respektuar të gazetarisë në Kosovë. Burrë i ndershëm dhe atdhetar i mirë. E pëlqente muzikën dhe ishte virtuoz në mandolinë.

Lindi në Prizren më 15.6.1926. Pas Luftës së Dytë Botërore punësohet si mësues e inspektor shkollash dhe pastaj edhe si nënkryetar i rrethit të Suharekës, prej nga më 1948 emërohet drejtor i gazetës “Rilindja” në Prishtinë, e cila kishte filluar të dilte vetëm tri vjet më parë në qytetin e tij të lindjes. Ishte gazeta e parë shqipe dhe asokohe kishte pak shqiptarë që dinin ta ushtronin këtë profesion atëherë e tash të rëndë.

Ai, siç e kujtojnë ata që punuan me të asokohe, do të jetë jo vetëm drejtues, por edhe mësuesi i parë i gazetarisë kosovare. Përkushtimi i tij ndaj këtij profesioni dhe interesit kombëtar do t’i hakmerret shpejt, sepse më 1956 arrestohet dhe dënohet në Procesin famëkeq të Prizrenit me pesë vjet burgim. Rrëfimet e tij për vitet e burgut ishin rrëqethëse dhe flasin për brutalitetin dhe për shovinizmin serb kundruall shqiptarëve. Sedati dhe grupi që u sajua, për të kriminalizuar intelektualin shqiptar, u trajtuan si spiunë të Shqipërisë, që ishte më shumë se krim.

Sedati, pavarësisht nga torturat, nuk u thye dhe mbijetoi burgun, por asnjëherë nuk iu kthye pozitave drejtuese në gazetari. Pas vuajtjes së dënimit, po në “Rilindje”, sërish u mor me gazetari në rubrikat që nuk përbënin rrezik që të “transmetojë nacionalizmin”. Punoi deri më 1980, kur u pensionua.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Brezat e gazetarëve të “Rilindjes”, që s’ekzistojnë më, e kujtuan si njeriun i cili me shembullin e vet ua mësoi jo vetëm profesionin, por edhe moralin. Ishte një erudit i rrallë, i cili pos njohurive nga fusha më të ndryshme, e fliste dhe e shkruante anglishten, serbokroatishten e turqishten dhe ishte fanatik i pastërtisë dhe i gjuhës standarde shqipe. Vdiq dhe u varros më 2012 në Prishtinë.

Nga i biri, 2015

(Marrë nga libri “Në kujtesën e qytetit”, me autor Salajdin Krasniqi)

Më Shumë

Zyrtare: Ballkani përforcohet me mbrojtësin kroat Ivica Batarelo

Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për sezonin e ri dhe bëhet fjalë për mbrojtësin kroat Ivica Batarelo. Batarelo është 27-vjeçar dhe ka një...

Nis ndërtimi i rrugëve turistike në Vlashnjë e Murradem për zhvillim rural

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren ka nisur sot ndërtimin e tre akseve rrugore në zonat malore të fshatrave Vlashnjë dhe Murradem,...

Lajmet e Fundit