Bashkimi shkon në finale

Bashkimi i Prizrenit ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll, pasi mposhti Pejën në palestrën sportive “Karagaçi” me rezultat 78:84 në ndeshjen e katërt gjysmëfinale, duke e mbyllur serinë me shifrat 3:1, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase tregoi forcë, qetësi dhe vendosmëri në një sfidë të zjarrtë në Pejë, duke dominuar momentet vendimtare të takimit dhe duke mos lejuar që seria të zgjatej në një ndeshje të pestë.

Në finale, portokallezinjtë do të përballen me Trepçën, e cila u kualifikua më herët pas fitores me rezultat të përgjithshëm 3:1 ndaj Sigal Prishtinës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit