Fillon lyerja e shtyllave të ndriçimit publik në zonën qendrore të Prizrenit

Komuna e Prizrenit të hënën ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur aksion për mirëmbajtjen e infrastrukturës së ndriçimit publik, duke filluar me lyerjen e shtyllave përkatëse në zonën qendrore të qytetit.

Sipas njoftimit, aksioni përfshin shtyllat që kanë pësuar dëmtime të lehta ose janë prekur nga korrozioni si pasojë e ekspozimit afatgjatë ndaj kushteve atmosferike.

Me këtë ndërhyrje synohet përmirësimi i pamjes vizuele të hapësirave publike si dhe rritja e sigurisë për qytetarët.

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë të ditur se ky aksion nuk do të mbetet i kufizuar vetëm në qendër, por do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të qytetit në ditët në vijim, me qëllim të mirëmbajtjes së rregullt të elementeve të ndriçimit urban.

 

 

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit