Butrinti dhe Tayna “thyejnë rrjetin” me duetin e ri

Dy nga artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare, Butrint Imeri dhe Tayna, kanë bashkuar forcat në një duet që me siguri do të bëjë bujë.

Kënga titullohet “LOT” dhe sapo është lansuar me videoklip – një kombinim perfekt i energjisë, stilit dhe emocioneve.

Muzika është prodhuar nga BIGBANG, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët, Butrinti dhe Tayna.

Videoklipi, i realizuar nga ekipi kreativ Sekuence, me një stil modern dhe dinamik që i shkon për shtat atmosferës së këngës.

Tayna, si gjithmonë, shkëlqen me paraqitjen e saj, një përzierje e elegancës dhe fuqisë femërore, duke i dhënë klipit një dimension të veçantë.

Me “LOT”, dy artistët tregojnë se dinë si të godasin fort në treg – dhe nuk ka dyshim që kjo këngë do të dominojë toplistat dhe klubet këtë sezon.

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit