15.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Rregullorja për varrezat në Landovicë synon zgjidhje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse për Prizrenin

Projekt Rregullorja për Varrim dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të Reja të Prizrenit në Landovicë pritet që gjatë këtij muaji të shqyrtohet në Kuvendin e Komunës, pas përmbylljes së konsultimit publik.

Përmbajtja e saj është prezantuar gjatë një takimi me qytetarët. Sipas përgjegjësve nga Komuna e Prizrenit, kjo rregullore përcakton kushtet, parimet dhe standardet për organizimin, rregullimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e varrezave të reja në Landovicë të Prizrenit.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka bërë të ditur se kjo iniciativë është marrë vite më parë, por se asnjëherë nuk është përmbyllur për shkak të procedurave.

Sipas tij qeveria Totaj e ka trajtuar seriozisht këtë çështje dhe pas ndjekjes së procedurave ligjore ka iniciuar edhe hartimin e kësaj rregulloreje.

 

“Tani kemi një dokument të tillë, i cili pas konsultimit publik, gjatë muajit maj do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Komunës për miratim. Pas aprovimit dhe hyrjes në fuqi bashkë me partnerin tonë fillojmë finalizimin e këtij lokacioni për varrim”, ka thënë Lamaj, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë ka vlerësuar se ky është njëri prej projekteve më të rëndësishme, marrë parasysh gjendjen aktuale në varrezat e qytetit, dhe se “me funksionalizimin e këtij lokacioni për 40 vite mund të zgjidhet  problemi i varrezave të qytetit të Prizrenit”.

Gjithashtu ka sqaruar se lokacioni në fjalë ka 58 hektarë dhe se “ofron hapësirë për të gjitha komunitetet dhe bashkësitë fetare”.

Por Besim Kryeziu nga Kisha Protestante ka theksuar se paraprakisht nuk janë informuar lidhur me përmbajtjen e kësaj draft rregulloreje.

“Nuk e di përse, por besoj se do të duhej të isha i njoftuar, marrë parasysh se jam edhe anëtar i KKSB-së”, është shprehur Kryeziu, raporton Telegrafi.

Drejtori Lamaj ka sqaruar se draft rregullorja është e publikuar në ueb faqen e Komunës dhe se të interesuarit kopjet fizike mund t’i marrin edhe në DSHP.

“Draft rregullorja është në konsultim publik deri me datën 20 maj 2025. Prandaj kërkoj nga ju që të ofroni komentet e juaja, që ta bëjmë këtë dokument sa më funksional”, ka thënë Lamaj, raporton Telegrafi.

Prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë, sipas autoriteteve komunale, gjatë vitit të shkuar është bartur në emër të Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Më Shumë

Drini i Bardhë ngjitet në Ligën e Dytë, kryetari i Prizrenit uron kampionët

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e klubit futbollistik “Drini i Bardhë” nga Hasi, i cili në sezonin 2024/2025 u...

Ftohen banorët e Gjonajt dhe Tupecit të propozojnë emra për rrugët dhe sheshet e paemërtuara

Kryetari i Këshillit Lokal të fshatrave Gjonaj dhe Tupec të Hasit, Herolind Osmanollaj, ka ftuar të gjithë banorët që të dërgojnë propozimet e tyre...

Lajmet e Fundit