13.1 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Ndahet nga jeta prof. dr. Isak Misin Hoxha

Është ndarë nga jeta Prof. Dr. Isak Misin Hoxha

Lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Isak Misin Hoxhës e ka bërë të ditur familja e tij, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një njeriu të dashur, të urtë dhe të përkushtuar.

I lindur më 28 shkurt 1947, Prof. Dr. Isak Misin Hoxha ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën akademike dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat e familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Me një jetë të mbushur me përkushtim dhe sakrificë, ai ishte një shembull i urtësisë, dinjitetit dhe dashurisë ndaj familjes dhe komunitetit. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Si profesor i përkushtuar i matematikës, ai ka kontribuar për dekada në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës si dhe ka dhënë një kontribut të madh edhe në Departamentin e Matematikës të Universitetit të Prishtinës.

Gjithashtu, ishte i angazhuar edhe në Universitetin e Prizrenit dhe atë të Gjilanit, duke dhënë një kontribut të çmuar në formimin akademik të shumë gjeneratave.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Prof.Hoxha u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe integritet të lartë akademik. Ai do të mbahet mend jo vetëm si mësimdhënës i shkëlqyer, por edhe si njeri me vlera të thella humane.

Ceremonia e varrimit do të mbahet më 25 maj 2025, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Zhurr-Prizren.

Marketing

 

 

Më Shumë

Bashkimi i afrohet titullit me fitoren dramatike ndaj Pejës 03

Bashkimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme dhe dramatike ndaj Pejës 03 me rezultat 75:72, në finalen e katërt të “Play-Off”-it në Superligën e...

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2014 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit