17.3 C
Prizren
E diel, 1 Qershor, 2025

Pas 14 viteve karrierë, Drilon Hodaj i jep fund rrugëtimit si futbollist

Sot, Drilon Hodaj ka njoftuar se po i jep fund karrierës së tij si futbollist aktiv, pas 14 viteve të mbushura me përkushtim, sakrificë dhe emocione të forta në fushën e blertë.

“Sot është një nga ato ditë kur emocionet janë të forta dhe fjalët mezi dalin nga zemra. Pas 14 viteve të mbushura me sfida, fitore dhe përjetime të paharrueshme, po i jap fund rrugëtimit tim si futbollist aktiv”, shkruan Hodaj, në një postim prekës, raporton PrizrenPress.

Ai kujtoi me mall ditët e para me fanellën e KF Lirisë dhe momentet që kanë shënuar rrugëtimin e tij profesional.

“Që nga dita e parë kur vesha fanellën e KF Lirisë, e deri më sot, kam përjetuar gjithçka që një futbollist mund të ëndërrojë – momente magjike, fitore të mëdha, humbje të dhimbshme, dhe mbi të gjitha, një dashuri të pakufishme për lojën që më ka formuar si njeri”, kujtoi Hodaj.

Megjithëse do të donte të vazhdonte më tej, dëmtimet kanë luajtur rolin e tyre.

“Fatkeqësisht, dëmtimet e rënda dhe të njëpasnjëshme më detyruan të ndalem këtu. Por krenaria për gjithçka që kam përjetuar dhe dhënë për këtë fanellë është më e madhe se çdo dhimbje”, tha ai

Hodaj nuk harroi të falënderojë klubin dhe tifozët që kanë qenë gjithmonë pranë tij.

“Faleminderit KF Liria për çdo mundësi, besim dhe kujtim të paharrueshëm. Një falënderim i veçantë për tifozët e zjarrtë @arpagjikt_prizren, që gjithmonë na kanë mbështetur, në të mirë dhe në të keq – ju keni qenë zemra e këtij klubi dhe një burim i pashuar motivimi për mua personalisht”, u shpreh ai.

Edhe pse një kapitull po mbyllet, Hodaj e bën të qartë se nuk po largohet nga futbolli.

“Ky nuk është fundi i lidhjes sime me futbollin – është vetëm fillimi i një kapitulli të ri. Do të jem gjithmonë pranë futbollit, në një formë apo tjetër.”, deklaroi ai./PrizerenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Teuta Selimi s’përmbahet më, e ofendon rëndë ish-bashkëshortin e saj, flet me plot zhgënjim e urrejtje

Këngëtarja e njohur e muzikës shqipe, Teuta Selimi, e cila prej vitesh është ndër zërat më të dashur të publikut, vazhdon të jetë tejet...

PDK-ja përkujton masakrën e Tusuzit

Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar 27 viktimat e masakrës së Tusuzit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kjo parti thotë se në përpjekjen e tyre...

Lajmet e Fundit