Titulli i rrëshqet nga duart, por Prizreni i bashkohet Lirisë në Ligën e Parë

Sezoni i Ligës së Dytë ka dhënë emocionet që nuk i harron lehtë asnjë tifoz. Prizreni, që kishte fatin në dorë, e pa titullin të rrëshqiste nga duart vetëm në momentet e fundit, pas humbjes befasuese 0:2 ndaj Diellit në shtëpi, raporton PrizrenPress.

Ndërsa kupa e kampionit shkoi për të ngrohur duart në Ferizaj tek Tefik Çanga, tifozët e Prizrenit mbetën me buzëqeshje të hidhur dhe shpresë për sezonin tjetër.

Megjithatë, humbja nuk i zbeh dot arritjen e madhe të ekipit – ngjitjen në Ligën e Parë! Prizreni, me përkushtim dhe lojë të bukur, do të jetë bashkë me Lirinë dhe skuadra të tjera të forta, duke nisur një aventurë të re në rangun më të lartë të futbollit vendor./PrizremPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit