Kryesuesja Bytyqi shpalos përpjekjet për transparencë para delegacionit ndërkombëtar

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi ka pritur një delegacion ndërkombëtar, para të cilëve ka shpalosur përpjekjet e pushtetit lokal për transparencë dhe qeverisje të mirë.

Në njoftimin e Komunës së Prizrenit thuhet se vizita është realizuar në kuadër të shkëmbimit të përvojave mbi masat parandaluese  kundër korrupsionit.

“Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi priti një delegacion ndërkombëtar nga UNDP-ja – përfaqësues nga Koreja e Jugut, Mongolia dhe Uzbekistani, për të shkëmbyer përvoja mbi masat parandaluese anti-korrupsion. Znj. Bytyqi, prezantoi angazhimet e Komunës për transparencë dhe qeverisje të mirë”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë theksohet se kjo vizitë dëshmon rëndësinë e Prizrenit si “model rajonal në ndërtimin e institucioneve të përgjegjshme dhe të hapura”.

Marketing

Më Shumë

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit