Deputetët dështojnë edhe sot, as 31 tentime s’u mjaftojnë për konstituim të Parlamentit

Deputetët e betuar edhe sot dështuan ta konstituojnë përbërjen e re të Parlamentit.

Ata u mblodhën edhe sot shkurt, por nuk gjetën zgjidhje, transmeton Klankosova.tv

Seanca e radhës mbahet përsëri pas 48 orëve.

Sot edhe një tentim për konstituimin e Kuvendit

Sot do të mbahet tentimi i radhës i konstituimit të Kuvendit.

Kjo do të jetë tentativa e 31-të që nga 15 prilli kur është mbajtur seanca e parë.

Edhe kjo seancë që pritet të nis nga ora 11:00 nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim dhe të dështojë.

Partitë politike nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre, ku LVV-ja nuk po pranon me ndërrua të propozuarën për kryeparlamentare, Albulena Haxhiut ashtu siç po kërkon PDK e AAK.

Në seancat e fundit, kryesuesi i seancës Avni Dehari ka propozuar votim të fshehtë, por që formimi i komisionit ad-hoc nuk po merr votat e mjaftueshme.

Të enjten kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka propozuar një platformë prej 15 pikave për një Qeveri të Unitetit. Ky propozim nuk po pranohet nga partitë tjera.

Marketing

Më Shumë

Në Prizren mbahet Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”

Fundjavën që lamë pas, në hapësirat e Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren, u mbajt Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”, në organizim...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit