Samir Zekiqi largohet nga Bashkimi pas dy sezoneve

Klubi i basketbollit Bashkimi ka zyrtarizuar dje largimin e basketbollistit Samir Zekiqi, duke përmbyllur një kapitull dyvjeçar bashkëpunimi, raporton PrizrenPress.

Përmes një komunikate, klubi prizrenas ka shprehur mirënjohje për kontributin e lojtarit dhe ka uruar suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale.

“Faleminderit, Samir Zekiqi! E vlerësojmë përkushtimin dhe punën e tij të palodhur gjatë dy viteve në klubin tonë. I dëshirojmë shëndet të plotë, suksese dhe çdo të mirë në kapitullin e ri të karrierës së tij!” – thuhet në komunikatë./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Lajmet e Fundit