6.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Rock & Blues Fest, tri net të paharruara në zemër të Prizrenit

Prizreni bëhet sërish kryeqyteti i rock-ut dhe blues-it në korrik! Nga data 11 deri më 13 korrik 2025, qyteti historik dhe i bukur i Prizrenit do të pulsojë në ritmet e muzikës live me edicionin e tretë të Rock n Blues Fest, një nga festivalet më të dashura dhe më autentike të skenës muzikore shqiptare.

Ky super edicion do të mbahet në ambientet e ITP Prizren – ish baza e KFOR-it gjerman, një hapësirë inovative që tashmë është shndërruar në pikën më atraktive për evente kulturore dhe artistike në rajon. Line-up-i i këtij viti është thjesht spektakolar: * Elita 5 – Yjet e festivalit dhe krenaria e rock-ut shqiptar * Jericho.

Me një performancë shpirtërore që bashkon rock-un dhe alternativën * Eugent Bushpepa – Një ndër artistët më unikë të rock-ut dhe metal-it në skenën shqiptare * Stanley Jordan Quartet – Me tingujt magjikë të Jimmy Hendrix dhe improvizime jazz-rock * Queenmania – Rikrijojnë live emocionin e Freddie Mercury dhe legjendës Queen * Gripin – Me ritmet origjinale nga skena rock e Turqisë * Minatori – Një nga bendet më legjendare shqiptare, rikthehen fuqishëm në skenë * Mentor Haziri & Band – Këngë që kanë lënë gjurmë në memorien e publikut * Beska & All Star Band – Tinguj të fuqishëm me interpretim të pasur muzikor.

Drejtori i festivalit, Hekuran Gashi, ka treguar se edhe këtë vit hyrja është plotësisht FALAS, dhe festivali pritet të mbledhë mbi 5000 vizitorë çdo natë. Por, muzika është vetëm një pjesë e magjisë! Gjatë tri netëve të festivalit, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë ushqimin e mrekullueshëm tradicional të Prizrenit, duke filluar nga qebapët e famshëm, pitet me spinaq, salsiçet e pjekura dhe ëmbëlsirat autentike të qytetit.

E gjithë kjo, shoqëruar me birrë të ftohtë, krijon një atmosferë që nuk përshkruhet – thjesht duhet ta përjetoni. Ejani në Prizren, bashkohuni me energjinë e qytetit, dhe bëhuni pjesë e Rock n Blues Fest 2025 – një festival që nuk ofron vetëm muzikë, por emocion, shije dhe kujtime që zgjasin!

Marketing

Më Shumë

Aktivitete ndërgjegjësuese në Prizren për Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ka shënuar 18 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve – përmes dy aktiviteteve me...

Vdes akademiku Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja ka vdekur të enjten në moshën 89-vjeçare, kanë njoftuar familjarët e tij. Familjarët kanë njoftuar po ashtu se ka përfunduar edhe ceremonia...

Lajmet e Fundit