19.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit

Me rastin e 82-vjetorit të lindjes së profesor Ukshin Hotit, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë në detyrë, Besnik Bislimi, vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe për të nderuar veprën dhe jetën e tij.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258

“Ukshin Hoti është një figurë dhe mendje e papërsëritshme. Aq e thellë për nga mençuria, aq e gjerë për nga dija, dhe aq e lartë për nga idetë saqë ne e kemi obligim t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes sonë tekstet e tij në mënyrë që të ngrihemi në nivel të detyrës kombëtare dhe historike për të ecur përpara për Republikën e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi”, u shpreh kryeministri Kurti gjatë vizitës.

Ai tha se kërkojmë drejtësi për të dhe nga faktorët ndërkombëtarë kërkojmë që t’i bëjnë trysni Serbisë që ajo t’i hap arkivat e gjenocidit të forcave serbe në luftën në Kosovë në mënyrë që të ndriçohet fati dhe të vihet në vend drejtësia edhe për prof. Ukshin Hotin edhe për rreth 1600 tjerë të zhdukur me dhunë.

Profesor Ukshin Hoti sot do të kremtonte ditëlindjen e tij të 82-të, por fati i tij ngelet i pazbardhur pas rrëmbimit që iu bë pas lirimit nga burgu i Dubravës gjatë bombardimeve të NATO-s.

Lavdi jetës dhe veprës së Ukshin Hotit të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar.

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Me djalin e tij, Andinin dhe motrën Myrvetën, kolegë nga Qeveria e Republikës, komunat e Kosovës dhe deputetë të Kuvendit, por edhe aktivistë dhe zyrtarë shtetërorë, jemi këtu në Krushë të Madhe te Shtëpia Muze për të bërë nderim veprës dhe jetës së prof. Ukshin Hotit, bacës Ukë, i cili sot me 17 qershor do të kremtonte ditëlindjen por fati i tij ngelet i pazbardhur pas rrëmbimit që iu bë pas lirimit nga burgu i Dubravës gjatë bombardimeve të NATO-s.

Ukshin Hoti është një figurë dhe mendje e papërsëritshme. Aq e thellë për nga mençuria, aq e gjerë për nga dija, dhe aq e lartë për nga idetë saqë ne e kemi obligim t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes sonë tekstet e tij në mënyrë që të ngrihemi në nivel të detyrës kombëtare dhe historike për të ecur përpara për Republikën e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi.

Kërkojmë drejtësi për Ukshin Hotin, por mbi të gjitha e para se gjithash kërkojmë që faktorët ndërkombëtarë të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar që të hapin atje arkivat e gjenocidit të forcave serbe në Kosovë dhe në këtë mënyrë të ndriçohet fati dhe të vihet në vend drejtësia edhe për prof. Ukshin Hotin edhe për rreth 1600 të tjerë.

Lavdi jetës dhe veprës së Ukshin Hotit të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar.

Marketing

Më Shumë

Hidroregjioni Jugor nis ndërtimin e klorinatorit tek “40 Burimet” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" ka nisur punimet për realizimin e projektit “Ndërtimi i klorinatorit tek 40 Burimet” në Prizren, raporton PrizrenPress. Ky projekt,...

Aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën...

Lajmet e Fundit