21 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

Inaugurohet Këndi Italian në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Në ambientet e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren është mbajtur ceremonia e inaugurimit të Këndit Italian, një hapësirë e dedikuar për promovimin e kulturës, gjuhës dhe literaturës italiane në Kosovë.

Sipas njoftimit të Universitetit, ky kënd është realizuar falë mbështetjes së KFOR-it Italian, i cili ka financuar pajisjen dhe sistemimin e tij, në kuadër të përkushtimit për bashkëpunim ndërkulturor dhe përkrahjes së arsimit të lartë në Kosovë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Rektori i Universitetit, Mentor Alishani, Koloneli Francesco Errico, komandant i KFOR-it Italian, përfaqësues të misionit ushtarak italian, stafi akademik, studentët dhe përfaqësuesit nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, raporton Telegrafi.

Sipas njoftimit, Rektori Alishani ka falënderuar KFOR-in Italian për mbështetjen konkrete dhe ka theksuar se “kjo hapësirë simbolizon jo vetëm miqësinë mes Kosovës dhe Italisë, por edhe përkushtimin tonë të përbashkët për përparim arsimor, kulturor dhe ndërkombëtarizim”.

Në njoftim thuhet se Koloneli Francesco Errico ka shprehur kënaqësinë për këtë bashkëpunim dhe ka theksuar rëndësinë e projekteve që forcojnë lidhjet mes komuniteteve dhe krijojnë mundësi për të rinjtë.

“Këndi Italian do të shërbejë si një burim i vlefshëm për studentët dhe studiuesit, i pasuruar me libra, materiale didaktike dhe aktivitete kulturore që lidhen me trashëgiminë italiane”, thuhet në njoftim, duke shtuar se Universiteti “Ukshin Hoti” mbetet i përkushtuar të ndërtojë ura bashkëpunimi me misionet ndërkombëtare dhe institucionet akademike në mbarë botën, në funksion të ngritjes së cilësisë dhe përvojës studentore.

Marketing

Më Shumë

Kuvendi mbetet i bllokuar: Dështim edhe në përpjekjen e 34-të për konstituim

Për herë të 34-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nga 102 deputetët që ishin në sallë, 51...

Fuat Ostrozubi – Gjuhëtari nga Prizreni që lartësoi gjuhën shqipe në Kongresin e Drejtshkrimit

Fuat Ostrozubi u lind në vitin 1932 në Prizren, në një familje arsimdashëse dhe liridashëse. Qysh foshnjë mbeti jetim dhe u rrit nga nëna...

Lajmet e Fundit