15.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Dragashi ndan 150 mijë euro për 21 organizata kulturore, rinore dhe sportive

Komuna e Dragashit ka ndarë rreth 150 mijë euro për të mbështetur 21 organizata joqeveritare dhe klube sportive që do të realizojnë projekte në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit gjatë vitit 2025. Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, përmes një postimi në Facebook drejtuar opinionit publik.

“Gjatë vitit 2025, si Kryetar i Komunës së Dragashit, kam pasur kënaqësinë të nënshkruaj një sërë kontratash bashkëpunimi me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe klubeve sportive, të cilat kanë fituar thirrjet publike për organizimin e aktiviteteve të ndryshme në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit”, tha Xheladini, raporton PrizrenPress.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Ai theksoi se përzgjedhja e përfituesve është bërë në mënyrë të hapur dhe gjithëpërfshirëse. “Përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, Komuna e Dragashit ka subvencionuar gjithsej 21 organizata dhe klube, me një vlerë totale prej rreth 150 mijë euro, të cilat do të shërbejnë për të mbështetur dhe zhvilluar aktivitete me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet”, nënvizoi kryetari.

Në fushën e sportit, janë mbështetur dhjetë organizata dhe klube, duke përfshirë KF “Opoja” me 21,500 euro, Shkollën e Futbollit “FC Dragash” me 6,000 euro, si dhe klubet e shahut, kuajve, basketbollit, motoristëve, çiklizmit dhe skitarisë.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Në fushën e kulturës, projektet e financuara përfshijnë ruajtjen e trashëgimisë, organizimin e festivaleve tradicionale dhe përkrahjen e aktiviteteve kulturore për mërgatën. Ndër përfituesit janë SHKA “Bresana”, me 34,000 euro për festivalin “Opoja Vallëzon” dhe 11,000 euro për manifestimet komunale, si dhe SHKA “Opoja”, NVO “Stars”, DFD “Biser” dhe të tjera.

Në fushën e rinisë, është përkrahur OJQ “AVOKO” me 9,000 euro, për projekte që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe nxitjen e iniciativave kreative.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

“Jam i bindur se përmes këtyre projekteve, do të vazhdojmë të krijojmë një ambient më të gjallë, më kreativ dhe më gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët tanë”, përfundoi Xheladini në njoftimin e tij./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Në Malishevë përkujtohen dëshmorët Ramiz Shala dhe Bajram Gashi

Sot u përkujtuan me nderime dëshmorët e kombit Ramiz Shala nga Kleçka dhe Bajram Gashi nga Vërmica, të cilët ranë duke sakrifikuar jetën për...

Selmanaj: Lugishta e Hasit, simbol i sakrificës dhe lirisë

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka përkujtuar të rënët e Lugishtes së Hasit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si një nga faqet...

Lajmet e Fundit