19.1 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Goditje ndaj kriminalitetit në Prizren/ Prokuroria ngre aktakuza dhe kërkon paraburgime për disa të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit të Përgjithshëm, ka ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore në kuadër të hetimeve dhe ndjekjeve penale të iniciuara gjatë ditëve të fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar për veprën penale të “Vjedhjes”, në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, prokuroria ka parashtruar tri kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj katër personave, në tri raste të ndara. Konkretisht:

Një kërkesë është bërë kundër dy personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Një tjetër kundër një personi për “Vjedhje të rëndë”;

Ndërsa kërkesa e tretë është paraqitur ndaj një personi për veprën penale të “Vjedhjes”.

Në kuadër të veprimeve të ndjekjes penale, Prokuroria Themelore ka ngritur tetë aktakuza ndaj njëmbëdhjetë personave, për një sërë veprash penale, duke përfshirë:

Dy aktakuza për “Dhunë në familje” kundër dy personave;

Një aktakuzë kundër dy personave për “Sulm”;

Një aktakuzë për veprat penale të “Sulmit” dhe “Lëndimit të lehtë trupor”, ndaj dy të dyshuarve;

Një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale “Punime ndërtimore të kundërligjshme”, “Ndërtim pa leje” dhe “Heqje apo dëmtim të vulave zyrtare ose shenjave”;

Një aktakuzë për “Vjedhje të shërbimeve” ndaj një personi;

Një aktakuzë për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”;

Dhe një tjetër për “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar përkushtimin për të luftuar në mënyrë aktive kriminalitetin dhe për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjitha nivelet.

Marketing

Më Shumë

LDK: Skandali me “Sarajin e Vjetër” zbulon qeverisjen klienteliste në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren ndaj drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, policia konfiskon armë me gaz dhe municion

Një person është arrestuar nga Policia pas raportimeve për të shtëna me armë në një gazmend familjar në fshatin Lubizhdë të Hasit. Njësitë policore kanë...

Lajmet e Fundit